Aksidenti fatal ku u përfshinë disa automjete në Librazhd, radha e gjatë e kamionëve bllokon qarkullimin

Një aksident tragjik është shënuar në orët e mesditës në aksin Librazhd–Përrenjas, pranë fshatit Xhyrë, me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari turk dhe plagosjen e katër personave të tjerë.

Nga pamje duken disa automjete të përfshira njëra pas tjetrës. Një prej tyre është shkatërruar thuajse plotësisht, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe zjarrfikësit.

Siç shihet edhe në pamjet, është krijuar një radhë e gjatë trafiku, duke bllokuar qarkullimin.


Shtuar 27.04.2026 17:46