Aksident i rëndë në rrugën Librazhd–Elbasan/ Makinat bëhen copash, raportohet për një viktimë dhe 6 të plagosur

Këtë të hënë, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, në Xibrakë ku disa automjete janë përplasur mes tyre në rrethana ende të paqarta, me pasojë një i vdekur dhe 6 të plagosur deri tani.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë të paktën katër automjete, ndërsa nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Të lidhura

None found

Një prej tyre, shtetas i huaj, mbeti viktimë e përplasjes së dhunshme të mjeteve.

 

 

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pritet edhe një konfirmim zyrtar nga autoritetet.

Forcat e policisë dhe grupet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

 


Shtuar 27.04.2026 15:24