Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Shkëmbit të Kavajës.
Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe është futur në ambientet e jashtme të një hetoli.
Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një 50-vjeçar, punonjës pastrimi dhe gjelbërimi, i cili ishte duke pastruar në momentin e përplasjes.
Po ashtu janë lënduar edhe dy 20-vjeçare, pasagjere.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në vëndin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.
Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com