Aksident në Tiranë, makina përplas rëndë një person (VIDEO+FOTO)

Një aksident ka ndodhur pasditën e kësaj të enjte në Tiranë.

Në zonë e Kinostudios një makinë ka dalë nga rruga duke marrë përpara një vajzë e cila është plagosur.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 

 

 


Shtuar 10.06.2021 19:19