Aksident në Shkodër, dy makina përplasen me njëra-tjetrën dhe dalin nga rruga, 6 të plagosur

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Beltojë-Shkodër. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë kanë dalë nga rruga.

Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të lënduar 6 personat që udhëtonin në dy mjetet.

Siç duket në foto makinat e përfshira në aksident janë të markës “Opel” dhe “Toyota”. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.