Aksident në Peshkopi/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, vihet në pranga shoferi 29-vjeçar

Një aksident është regjistruar në Peshkopi në fshatin Kastriot, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi me inicialet D.Gj.

Këmbësori ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një automjet që dyshohet se drejtohej nga një 29-vjeçar.

Policia thotë se i riu me iniciale D.N, humbi kontrollin e drejtimit të mjetit dhe përplasi këmbësorin, i cili ndërroi jetë.

Ndërkohë, shoferi është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme hetimore.

“Në rrugën dytësore të fshatit Kastriot, shtetasi D.N., 29-vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Ford’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj. ku për pasojë ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 14.07.2024 13:15