Aksident në Levan-Tepelenë, makina kthehet përmbys

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Kashisht. Për shkak të shpejtësisë tej normave, një mjet ka dalë bga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Shoferi po udhëtonte vetëm dhe nuk është dëmtuar. Dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje./albeu.com


Shtuar 8.07.2021 12:32