Aksident në Kosovë, plagosen 6 persona

Gjashtë persona janë plagosur në një aksident rrugor në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. Mediat në Kosovë, referuar burimeve spitalore, bëjnë me dije se gjendja e të plagosurve është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

“Fsh. Dobërllukë, Vushtrri 16.04.2023 – 09:45. Ka ndodhur aksident trafiku në mes tre veturave, njëra me targa të huaja. Si pasojë, lëndime kanë pësuar janë lënduar gjashtë persona të cilët janë duke u trajtuar dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.


Shtuar 17.04.2023 11:26