Aksident në Fier, Fiati “ngulet” në shtyllën e ndriçimit (VIDEO)

 Dy automjete janë përplasur keq në Fier. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë drejtorisë së pantentave.

Nga përplasja njëri prej automjeteve devijoi rrugën dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit .

Mësohet se njëri prej automjeteve ka patur edhe fëmijë brenda por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka patur vetëm dëme materiale.

Për shkak të aksidentit janë krijuar radhë të gjata makinash, por policia ndodhet vendngjarje për të shmangur trafikun dhe ndonjë incident tjetër pasi ky aks rruge ka mjaft qarkullim .