Aksident në Elbasan: Përplasen dy makina, lëndohet njëri shofer

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan. Burimet bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në “Katund të Ri”, në aksin Elbasan-Metalurgji dhe në aksident janë përfshirë dy mjete.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur vetëm njëri prej shoferëve i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijon… /albeu.com/

 

 


Shtuar 4.09.2021 15:15