Aksident në Durrës, merr flakë njëra nga makinat

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në Durrës, ku janë përplasur mjetet tip “Benz” , “Renault” dhe “Volksvagen”. Për pasojë njëri nga mjetet është përfshirë nga flakët. Nuk ka asnjë të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2021, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas – Durrës, në Maminas, janë përplasur mjetet tip “Benz” , “Renault” dhe “Volksvagen”, ku ky i fundit ka marrë flakë.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 20.05.2021 09:23