Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina i pret rrugën tjetrës

Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 18:15 në aksin rrugor Pogradec- Qafë Plloçë në afërsi te fshatit Rëmenj.

Mësohet se një nga automjetet i ka prerë rrugën tjetrit duke u bërë shkak i këtij aksidenti në të cilin janë regjistruar dëme të shumta materiale.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.