Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Shoferi humb kontrollin e makinës, raportohet për dy të plagosur

Mesditën e sotme, dy persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi në aksin Korçë-Bilisht. Referuar burimeve zyrtare nga policia, shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit mbi mjetin tip Ford, nga drejtuesi.

Korçë/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri I. M., të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 23.06.2024 13:02