Një aksident me dy të lënduar është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Korçë – Bilisht.
Një mjet tip “Benz” ka qenë duke lëvizur drejt Korçës kur papritur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në një mur rrethues banese, duke përfunduar poshtë rrugës.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normale të lejuara.
Të lënduarit ndodhen në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.