Aksident në aksin Balldre-Lezhë, makina përplas këmbësoren

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Balldre-Lezhë.

Një këmbësore është përplasur nga një mjet me drejtuese një femër. E plagosura  është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se drejtuesja e mjetit është akoma në vendngjarje ku po kryhen veprimet procedurale nga grupi hetimor. Ndërkohë, pasi ka kryer testin e alkoolit ajo ka rezultuar negative.

 

 


Shtuar 5.06.2023 08:21