Aksident me vdekje në Burrel/ Drejtuesi i mjetit përplaset me murin anësor

Mbrëmjen e së enjtes, një aksident me vdekje është regjistruar në Burrel. Policia e Matit, njofton se 62-vjeçari M.B duke drejtuar mjetin e tij tip Benz, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një mur anësor.

Efektivët e policisë, shprehen se si pasojë e aksidentit, 62-vjeçari ka ndërruar jetë.

Me datë 04.04.2024, rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Ish parku”, shtetasi M.B., 62 vjeç, banues në Burrel, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra, 62-vjeçari ka humbur jetën në spital.


Shtuar 5.04.2024 10:06