Nga mbrëmja e djeshme në aeroportin e Milanos, pasagjerët shqiptarë përplasen me policinë italiane

Një numër i madh pasagjerësh kanë mbetur në pritje prej disa orësh në Aeroportin e Milanos Malpensa.

Pasagjerët bëjnë me dije se bëhet fjalë për një fluturim të linjës “Wizzair” me 275 pasagjerë në total. Sipas tyre udhëtarëve nuk u është dhënë asnjë informacion lidhur me fluturimin.

“Kemi mbetur gjithë natën aty e deri tani asnjë informacion. Nga një shishe ujë i kanë dhënë fëmijëve dhe i lanë njerëzit të drobitur në kohë Covidi. Fillimisht thanë ka fortuna dhe pastaj na braktisën”, shprehen qytetarët.

 

Shtuar 1.08.2021 09:50