Aksident i rëndë në Klos, makina e ngarkuar me hekura merr përpara dy të rinjtë

Dy të rinj që po kalonin urën e Klosit janë marrë zvarrë nga një makinë e ngarkuar me hekura.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa dy të rinjtë tentuan të kalonin rrugën dhe janë përplasur nga makina e ngarkuar me hekura.

Mësohet se dy të rinjtë e aksidentuar janë një 22 vjeccare dhe një 18 vjeccar, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije ende.

Ata janë transportuar menjëherë në spital dhe sipas informacioneve paraprake janë në gjendje të rëndë.


Shtuar 8.04.2021 16:17

Tags: ,