Aksident i rëndë në Berat, makina përplas 68-vjeçarin dhe e merr zvarrë për disa metra

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat në lagjen “Çelepias”.

Mësohet se një 68-vjeçar është përplasur nga një makinë tip”Wolswagen” me targa AA590FC, teksa kalonte me biçikletë në vijat e bardha të rrugës.

Pas përplasjes, makina e ka marrë zvarrë për disa metra dhe më pas ka ndaluar.

Mësohet se personi i aksidentuar, Agim Mingu është përplasur pa ndjenja në asfaltin e rrugës, deri në mbërritjen e ambulancën që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Mingu ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike.


Shtuar 27.05.2023 15:38