Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në Durrës.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se një makinë ka përplasur patrullën e policisë duke plagosur rëndë dy efektivë të policisë.
Të lidhura
None found
Mësohet se të lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit ndërsa autori është ndaluar nga policia.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.08.2021, rreth orës 12:10, në lagjen nr.4, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin Sh. K., është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. /albeu.com/
