Aksident i frikshëm në Durrës, kamioni përplas makinën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rromanat të Durrësit ditën e sotme ku një kamion ka përplasur një makinë Nisan.

Burimet bëjnë me dije se kamioni me drejtues shtetasin G. M., është përplasur me mjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasen F. B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit F. B., dhe pasagjeri shtetasi Xh. B., të fatmirësisht cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashte rrezikut per jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 14.11.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, në vendin Rromanat, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin G. M., është përplasur me mjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasen F. B.,

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit F. B., dhe pasagjeri shtetasi Xh. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashte rrezikut per jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 


Shtuar 14.11.2021 12:47