Aksident i frikshëm në autostradë, fuoristrada përplaset me një vinç (VIDEO)

Mesnatën e djeshme një aksident ndodhi në autostrdën Tiranë-Durrës. Burimet bëjnë me dije se një mjet tip Fouristradë ka përplasur një vinç, duke pësuar dëme materiale.

Për pasojë, në autostradë u krijua trafik. Nga aksidenti nuk kishte persona të lënduar vetëm dëme materiale.

Në fotot e bashkëngjitur lajmit shihet që mjeti fouristradë ka marrë dëmtime të shumta në pjesën e përparme të saj. /albeu.com/

 


Shtuar 26.09.2021 08:23