Aksident i frikshëm, kamioni kthehet përmbys në mes të rrugës

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Elbasan – Gjinar, ku një kamion është përmbysur në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Mloz, ndërkohë që fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka marrë dëmtime të rënda.

Polcia ka shkuar në vendngjarje dhe  po heton shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë kalimi i automjeteve të tjera është vështirësuar.


Shtuar 13.06.2021 12:48