Aksident horror! E zuri traktori poshtë, 50-vjeçari në gjendje kritike

Një 50-vjeçar i identifikuar si Fatos Zoga ka pësuar thyerje dhe shembje gjymtyrësh si pasojë e një aksidenti horror në Berat.

Mësohet se Zoga, ka qenë duke drejtuar pa patentë një tractor, me të cilin po kthehej në shtëpi pas punës.

Por, teksa udhëtonte përgjatë rrugës së fshatit Qerreshnik, ku ai jetonte, ka humbur kontrollin e traktorit dhe ka rënë në kanalin anash rrugës. Traktori është përmbysur dhe e ka zënë poshtë 50-vjeçarin, duke bërë që ky i fundit të pësojë thyerje gjymtyrësh dhe shembje në shumë pjesë të trupit.

Për të nxjerrë Zogën nga poshtë traktorit kanë ndërhyrë edhe forcat e Zjarrfikëses, pasi vetë 50-vjeçari e kishte të pamundur. I plagosuri është dërguar në spitalin e Beratit fillimisht, por duke parë gjendjen e tij të rëndë, është nisur më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.


Shtuar 27.03.2021 21:55