Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka prezantuar detaje nga projektligji i ri i qeverisë që pritet të miratohet në vijim.
Ahmetaj u shpreh se kush harxhon më shumë do të paguajë më shumë.
Pra ata që kalojnë fashën 700 kilovat energji elektrike, do ta paguajë me çmimin e tregut pa subvencionim nga shteti.
Ahmetaj theksoi se janë 5 % të numrit të përgjithshëm të familjeve shqiptare që do të preken nga kjo skemë.
“Sa i përket biznesit të vogël dhe familjarëve nuk do të ketë rritje të energjisë. Ka një pjesë të vogël gati 5% e familjeve kalojnë mbi 700 kilovat. Dhe në konceptin e progresivitetit ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat do trajtohet më shumë. Familjet që harxhojnë nën 700 nuk ndryshon çmimi. Se ato familje që harxhojnë më shumë kanë kapacitet më të madh. Nuk harxhojnë kot. Jemi duke folur për kapacitet më të madh se ai normal. Nuk harxhojnë kot. Se nuk harxhon lavatricja dhe televizori. Këto familje do trajtohen me progresivitet.” tha Ahmetaj. /albeu.com/