Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj prezantoi draftin e ri të projektligjit për amnistinë fiskale. Ahmetaj dha detaje për ligjin e ri, të cilin e quajti të ngjashëm me atë të vendeve si Italia, Spanja apo Holanda. Zv.kryeministri theksoi se zyrtarët, e sotëm dhe të dikurshëm bashkë me familjet e tyre janë të përjashtuar nga aministia, ndërsa dha edhe të dhëna sesi do të funksionojë amnistia për qytetarët.
Pjesë nga fjala e Ahmetajt:
Parashikohet ruajtja e sekretit. Parimet janë globale por të qarta. Deklarimi është vullnetar, koncepti shtyllë. Tatimi i posaçëm, shumë vende kanë tatime të posaçëm kur bëjnë amnisti si kjo. Përjashtohet zyrtarët e sotëm, të djeshëm, familjarët e tyre dhe politikkanët bashkë me familjarët e tyre. Ajo boloria e fjalëve që qarkullon për ta kontaminuar si fjalë, ata që janë të përjashtuar, tregon se amnistia është për qytetarët. Përjashtohen individët e skeduar ndërkombëtarisht dhe subjektet e OFL të verifikuar dhe të paverifikuar. Pasuritë nuk mund të transferohen jashtë vendit për 5 vite, për të vërtetuar qëllimin e amnistisë. Siç thashë, përjashtohen zyrtarët.
Pasuritë e deklarueshme dhe kemi marrë shembuj nga Italia, Spanja apo Holanda dhe SHBA, shuma në të holla, sende me vlerë, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Tatimi i posaçëm është 7% në 4 muajtë e parë dhe ka të bëjë dhe me urgjencën tonë si qeveri për të parë buxhetin dhe më pas pjesën që i takon ekonomisë dhe merakun që kemi ne për materializmin ekonomik përballë invazionit rus dhe 10% në 5 muajin e dytë. 2 milionë euro është kufiri por jo individi, e gjithë familja. Kesh nuk tërhiqen dot deri në afatin e përfundimit të procesit./albeu.com