Ahmetaj reagoi në Facebook për hetimet, SPAK kërkesë Zuckerbergut: Na ndihmoni ta gjejmë ku ndodhet

Ish-kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, ka reaguar disa herë lidhur me akuzat ndaj tij, përmes Facebook-ut.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, vendndodhja e Ahmetajt nuk dihet akoma.

Prokuroria e Posaçme i ka nisur letër-porosi zyrave qendrore të kompanisë “Meta” që disponon pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.

Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%./Albeu.com


Shtuar 17.10.2023 13:17