Agron Shehaj: Të terrorizuar nga SPAK-u, Balla më heton pasuritë, vetë jeton në një nga kullat më luksoze të Tiranës, Rama është kryeministri i tre qeverive të korruptuara

Në një intervistë për News24, kreu i partisë “Mundësia” theksoi se Edi Rama do të kujtohet si udhëheqësi që i dha Shqipërisë tre ekzekutivë të korruptuar.

Shehaj u është përgjigjur gjithashtu akuzave të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, duke nënvizuar se ai nuk ka asnjë arsye të merret me pronat e tij, ndërkohë që vetë banon në një nga ndërtesat më të shtrenjta të kryeqytetit.

Të lidhura

None found

“Taulant Balla merret me pronat e mia. Ai nuk e di që Rama zotëron një vilë, katër godina, të cilat i ka deklaruar me vlerë 400 mijë euro. Taulant Balla nuk i di këto. Nuk e di se çfarë pune i bën Edi Ramës. Nuk e dinë të gjithë që Taulant Balla ka deklaruar një apartament me një çmim qesharak, ndërsa jeton te Ambasador 3, në një prej kullave më luksoze të Tiranës. Të gjithë e dinë. Por ne duhet të përqendrohemi tek e ardhmja. Balla dhe Edi Rama i përkasin së shkuarës. Ata të gjithë paraqiten çdo ditë para SPAK-ut dhe janë të tmerruar prej tij, ndaj më dërgojnë Ulsi Manjën. Taulant Balla mbahet mend si një individ aq i korruptuar dhe i përfolur, sa njerëzit përdorin emrin e tij për të kërkuar para. Vite më parë u dënua dikush që i kishte çuar mesazh një biznesmeni duke thënë ‘jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro’. U hetua dhe u dënua…”, deklaroi ai.


Shtuar më 28.07.2026 15:23

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş