Afro një mijë raste aktive me Covid-19, a do të ketë masa të reja?

Numri i rasteve të reja me koronavirus po shkon duke u rritur, çka institucionet përgjegjëse nuk e kanë përjashtuar mundësinë e marrjes së masave të reja.

Aktualisht në Kosovë janë 997 raste me COVID, ku vetëm dje 144 qytetarë rezultuan pozitiv në testin për virus.

Të lidhura

None found

Duke parë rritjen e rasteve, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, gjatë vizitës në qendrën e vaksinimit në Fushë Kosovë, dy ditë më parë, u bënë thirrje qytetarëve për të marrë dy dozat e para të vaksinës pa vonesë.

Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 kishte marrë vendim që ng data 09.12.2021 të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura.

Në Kosovë, të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.


Shtuar 8.01.2022 08:52