A e dini se ngrënia e dy salçiçeve në javë rrit shanset për sëmundje zemre dhe vdekje të parakohshme?!

Ushqimi është faktori kyc që përcakton shëndetin e njeriut. Një ekip studiuesish nga Kanada kanë publikuar studimin e tyre të fundit ku hedhin dritë dhe ngrenë shqetësimin e madh për lidhjen e vdekjes së hershme me ushqimet që hamë në përditshmëri.

“Të hash dy herë salçiçeve në javë rrit rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare (CVD) dhe vdekjes së hershme…”- kështu kanë deklaruar studiuesit e Universitetit MacMarster dhe Hamilton Health Science në Kanada.

Njerëzit që hanë salçiçeve dy herë në javë kanë një rrezik 46 për qind më të lartë për  sëmundje të zemrës dhe goditje në tru dhe vdekje të parakoshme.

Ndërsa njerëit që hanë mish të përpunuar në forma të ndryshme, kanë një rrezik vdekje prej 51 për qind më të lartë sesa ato njerëz që nuk konsumuan asnjë produkt i përpunuar nga mishi.

Sipas “Shoqatës Amerikane për të Ushqyerit” konsumimi i mishit të përpunuar si sallam, proshutë, , mish i tymosur etj, duhet të shmanget plotësisht. /albeu.com/

 


Shtuar 1.04.2021 15:57