Deputetja e PD Ina Zhupa, është shprehur se nuk do t’i bashkohet Lulzim Bashës, nëse ky i fundit do të krijojë një forcë të re politike.
Zhupa tha se ajo do të vijojë të jetë pjesë e pandarë e PD, ndërsa shtoi se nuk beson që Basha të krijojë një forcë të re politike dhe se ai ka ende mundësi për të dhënë kontribut në Partinë Demokratike.
Të lidhura
None found
Komentet Zhupa i bëri në një intervistë për ABC, ku ishte e ftuar.
Pjesë nga Biseda:
Xhokaxhi: A do t’i bashkoheni zotit Basha nëse krijon një parti politike?
Zhupa: Unë jam tek PD. Por unë mendoj se Lulzim Basha është një njeri që mund të kontribuojë brenda PD-së, prandaj kam propozuar që në mbledhje të jetë edhe Basha edhe Berisha. Unë do të qëndroj te PD kjo është pak por e sigurtë.
Xhokaxhi: Sa mbështetje i kanë ngelur Bashës në grupin e PD?
Zhupa: Të them të drejtën do dukesha sikur do gënjeja po të thoja se këta janë njerëzit e Bashës dhe këta të Berishës. Në mbledhjen e fundit me zotin Basha të gjithë anëtarët në mbledhje i kërkuan zotit Basha të bënte një hap pas, dhe këtë kërkesë ai e materializoi duke dhënë dorëheqjen. Tani nuk e di të them se në cilat pozicione kanë sot në raportin mes Bashës dhe Berishës, pro të gjithë deputetët mendojnë për bashkimin./albeu.com/
