A do të ketë reshje dëborë në Tiranë? E zbulon meteorologia Lajda Porja

Ditën e sotme, meteorologia Lajda Porja, foli lidhur me motin e përkeqësuar në vendin tonë. E pyetur nëse do të ketë reshje dëbore edhe në kryeqytet, Porja tha se në Tiranë nuk do të ketë dëborë.

Më pas, ajo tha se sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje, do të jenë shumë të dobëta dhe se në veri dhe në verilindja pritet të mos ketë reshje.

Gjithashtu, Porja tha se temperatura minimale është regjistruar në Peshkopi, me -6 C, ndërsa maksimalja nuk ka shkuar më shumë se 8 gradë celcius.

Ndërkohë që për nesër, ajo tha se temperatura minimale pritet të kapë vlerën e minus dhjetë gradë celcius.

“Sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje do të jenë shumë të dobëta, veriu dhe verilindja pritet të mos ketë reshje. Nga mbrëmja e djeshme ka zbritur i ftohti polar nga Poli i Veriut dhe ka sjellë një ndryshim të menjëhershëm të situatës termike”, tha meteorologia.


Shtuar 14.01.2025 10:07