A do të dorëhiqet Arben Vitia nga posti i ministrit?

Në kohën kur po regjistrohen shifra rekord të rasteve pozitive me COVID-19 në vend, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka hyrë garës për të parin e Prishtinës.

Nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Vitia duhet ta lirojë detyrën pasi është përcaktuar në një rrugëtim të ri politik.

Javëve të fundit në Kosovë janë shënuar shifra alarmante me covid-19.

E ministri i Shëndetësisë para katër ditëve i është futur garës edhe për të parin e Prishtinës.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e zyrtarizoi atë si kandidat për kryetar të Kryeqytetit.

Megjithatë ky vendim i partisë që qeverisë me pushtetin, ngjalli reagime tash e disa ditë.

Kjo pasi përveç opozitës edhe nga shoqëria civile shprehen skeptikë se Vitia nuk mund ta ketë nën kontroll gjendjen pandemike dhe njëkohësisht të angazhohet për zgjedhjet lokale.

Ymeri tutje thotë se duhet të ketë sqarim nga Qeveria, se si do të veprojë me situatën pandemike.

Ndërkohë, të mërkurën ministrit Vitia iu kërkua dorëheqja edhe nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.

Sipas PRAK, ministri i Shëndetësisë, duhet ta lirojë detyrën pasi është përcaktuar në një rrugëtim të ri politik.

Edhe pse u pyet nga gazetarët një ditë më parë, Ministri Vitia, nuk ka dhënë përgjigje nëse do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit pasi tashmë është kandiduar nga partia e tij për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Ai vetëm deklaroi se në Ministri janë duke punuar vazhdimisht për shkak të situatës së krijuar me pandeminë.

T7 ka pyetur edhe Zyrën e kryeministrit nëse kanë pranuar dorëheqjen e Ministrit Vitia, apo do vazhdojë të ushtrojë të njëjtin funksion, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.


Shtuar 18.08.2021 21:49