A do e ftojë Luiz Ejllin në fushatë për PD-në? Berisha: Ai meriton admirimin e shqiptarëve

Luiz Ejlli është bërë kryefjala e javëve të fundit dhe nuk ka shpëtuar pa marrë edhe vëmendjen e politikës.

Këngëtari e deklaroi publikisht brenda shtëpisë së Big Brother VIP se ka admirim për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Edhe ky i fundit i është përgjigjur disa herë simpatisë së Luizit, duke folur fjalë të mira për të.

Së fundi, në një bashkëbisedim “online” me ndjekësit, Berisha është pyetur nëse do e ftojë Luiz Ejlli në fushatën e Partisë Demokratike, kur këngëtari të dalë nga BB VIP.

“Besoj se nuk ka asnjë rëndësi mendimi im, pasi Luizi dëshmoi që është, një artist, interpretoi si artist me talent dhe e meriton fjalën artist. Secili ka diellin e vet dhe nuk duhet t’i përziemi askujt në diellin e tij. Ai meritoi admirimin e publikut, shqiptarëve dhe më gjerë”, u shpreh Berisha. /albeu.com


Shtuar 4.02.2023 13:33