Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur sërish së nuk do të japë dorëheqjen kurrësesi.
Në momentin që ai u pyet nga një gazetar se a do të jepte dorëheqjen, pasi sipas gazetarit, 80 % e bazës demokrate nuk e duan, Basha nuk ngurroi të jepte një përgjigje të prerë, se do të vijojë të qëndrojë në krye të PD-së.
Basha tha se sipas sondazheve të tij 95% të demokratëve duan që të vazhdojë betejën. “Sipas sondazheve të mia 95% e demokratëve kërkojnë që unë të udhëheq betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin axhendën e prezantuar nga unë për të pastruar llumin në politikë,” tha Basha./albeu.com/