Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije mëngjesin e sotëm përmes një postimi në “Facebook”, se duke filluar nga sot, data 1 nëntor do të nisë aplikimi për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit për konsumatorin.
Rama nënvizon se 70% e shpenzimeve do të subvencionohet nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë. Sipas tij kjo ndihmë është pjesë e planit të qeverisë për mbështetjen e konsumatorit ndaj krizës energjitike.
“Qeveria Shqiptare do vazhdojë të mbështesë dhe të mbrojë konsumatorin në këtë situatë krize energjie globale.
70% subvencionim nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë për panelet me ngrohje diellore”, shkruan Rama.