7-vjeçari u zhduk në plazhin e Shëngjinit, policia e gjen dhe e dorëzon tek prindërit

Policia ka arritur të gjej një fëmijë të shpallur të humbur në zonën e plazhit të Shëngjinit. Mësohet se djali vetëm 7-vjeçar është pikasur nga policia dhe është dorëzuar tek familjarët pa asnjë problem shëndetësor.

Njoftim i policisë

Shëngjin, Lezhë

Patrulla e plazhit Shëngjin, në zonën e Kunes, ka bërë të mundur gjetjen e një fëmije 7 vjeçar, i cili kishte humbur pranë kësaj zone.

Punonjësit e Policisë ua dorëzuan fëmijën familjarëve shëndoshë e mirë.

Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm. /albeu.com/