7 këshilla që duhet t’i merrni parasysh nëse udhëtoni gjatë motit me acar, e treta shumë e rëndësishme

Këto ditë na ka shoqëruar moti i ftohtë dhe me ngrica. Kjo ka bërë që shumë rrugë të ngrijnë dhe të rritet rreziku për aksidente. Në këtë situatë, duhet të keni parasysh disa këshilla, para se të udhëtoni me makinë!

1. Verifikimin që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur;

2. Përdorimi i antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit;

3. Qarkullimi vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit;

4. Mbajtja gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)

5. Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm, ndaj duhet ruajtur distanca e sigurisë shtesë nga mjeti që paraprin;

6. Mos kryerja e manovrave të nxituara veçanërisht në prani të dëborës;

7. Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit.


Shtuar 4.02.2023 18:49