I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka përfunduar takimin me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Escobar ishte shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Pas takimit me Bashën, rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa në orën 17:00 do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave./albeu.com