6 humbje jete nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 242 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 242 raste të reja me Covid-19 dhe 6 humbje jete.

Gjithashtu nga të dhënat zyrtare bëhet e ditur se 247 pacientë janë shëruar.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 225.972, prej të cilëve 213.174 janë shëruar, ndërsa 7.981 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 4.817./albeu.com


Shtuar 3.01.2022 15:33