4 shtator 1943, dita që i hapi rrugë sundimit të një partie të vetme

Në Konferencën e Partisë Komuniste në Labinot, 4-8 shtator 1943, u dënua zyrtarisht Marrëveshja e Mukjes dhe u vendos t’i shpallej luftë e armatosur Ballit Kombëtar, me të cilin pak kohë më kishin qenë partnerë, si edhe çdo rryme apo tendence tjetër politike. Për këtë arsye, Konferenca e Labinotit u quajt “momenti vendimtar drejt marrjes së pushtetit” dhe i nisjes së luftës civile në Shqipëri.

Nga ky moment, lufta e armatosur ndaj kundërshtarëve politikë do të ishte prioriteti i politikës së PKSH dhe E.Hoxhës. Vendimi i marrë në Konferencën e Labinotit që pushteti i Këshillit NÇ të ishte pushteti i vetëm, hapte rrugën e një sistemi njëpartiak dhe të një pushteti totalitar në Shqipëri. Thelbi i të cilit qëndronte në sundimin e një partie të vetme, Partisë Komuniste./albeu.com