Pasditen e sotme është kapur në portin e Durrësit 300 kg kokainë. Policia bëri me dije se ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili është nga Maqedonia e Veriut. Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit sasinë e kokainës e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen shoferi i kamionit ka dëshmuar se nuk ka asnjë dijeni për drogën.
Të lidhura
None found
“Nuk kam dijeni për drogën, unë transportoj materiale ndërtimi”, ka thënë shoferi 40 vjeçar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.
