30-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri- Seli e Shenjtë, Rama në Romë me Lindën dhe Zahon (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë në kuadër të 30-vjetorit e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Seli e Shenjtë.

Në videon e publikuar, Rama shihet se përveç anëtarëve të kabinetit të tij, është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i vogël Zaho.

“E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen kundrejt kishës dhe katolikëve. Sot më shumë se kurrë do të doja t’ju falenderoja për vëllazërinë që prej 30 vjetësh bashkon selinë e shenjtë dhe Republikën e Shqipërisë. 30 vjet më parë u lidhën marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona. Në këtë jubile është momenti të nderojmë diplomatët që nuk jetojnë më.

Cilësia e marrëdhënieve tona i detyrohet shumë mençurisë dhe frymë së bashkëpunimit. Ne i shikojmë ende frytet e kësaj. Kjo marrëdhënie u ndërpre për shkak të një regjimi që i bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre që ndiqnin këtë fe. Në këtë ditë të lumtur në prag te festës sonë kombëtare dhe në 30 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe në 150 vjetorit të lindjes së françeskanit dhe në praninë kaq shumë të shquarve unë ndihem i nderuar q mund t’ju jap dekoratën më të lartë titullin me kordonit me yll, të moderuar me ngjyrat tona kombëtare,” tha Rama./albeu.com


Shtuar 27.11.2021 09:53