21-vjeçari përplas me derën e makinës një person që po lëvizte me biçikletë, policia e arreston

Policia në Berat ka vënë në pranga një 21-vjeçar në Berat, pasi në momentin që po hapte derën e makinës së parkuar ka aksidentuar shtetasin Q. S., i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua shtetasi H. K., 21 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas, pasi ka parkuar automjetin, në lagjen “30 Vjetori”, në momentin që ka hapur derën ka aksidentuar shtetasin Q. S., i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Shtetasi Q. S. është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.


Shtuar 9.12.2022 09:31