Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë bashkë prej më shumë se 6 vjetësh dhe tanimë lidhja është konsoliduar aq shumë saqë ajo s’do ta mendonte dot jetën pa të.
Historia e Çiljeta Xhilagës me Alban Hoxhën nuk është një lidhje e zakonshme, duke qenë se ata kanë bashkëjetuar bashkë me fëmijët e tyre nga lidhjet e mëparshme, duke vendosur ta njohin njëri-tjetrin kështu.
E përkushtuar në familje, Çiljeta eshte tërhequr disi nga muzika dhe shumë rrallë publikon projekte të reja, duke mos patur kështu asnjë të re nga jeta e saj profesionale.
Mirëpo, si duket të reja kemi nga jeta personale e këngëtares. Në një video të publikuar së fundmi e veshur me një fustan të ngushtë të zi barku i këngëtares merr vëmendjen e të gjithëve pasi shihet i rrumbullakosur duke bërë kështu ndjekësit të pyesin njëzëri në komente nëse këngëtarja ëhstë në pritje të ëmbël.