21-vjeçari “gol” policisë, arratiset nga Gjykata e Korçës

Një 21-vjeçar, Kristjan Medolli, është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Korçës pasi kjo e fundit ka dhënë për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

Menjëherë pas arratisjes, policia i është vënë në ndjekje dhe ka ngritur post-blloqe në aksin nacional Korçë-Pogradec për të bërë të mundur kapjen e tij.

Kujtojmë se i riu është arrestuar më 6 maj për vjedhje banese.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore, është larguar shtetasi K. M., 21 vjeç, banues në Qatrom, Korçë, (i arrestuar më datë 06.05.2022, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom).

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e këtij shtetasi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/