20 vjeçarja e cila u dërgua pa shenja jete në spital, kishte shenja dhune

Vajza 20 vjeçare e cila u soll pa shenja jete në spitalin e Ferizajt, kishte edhe shenja dhune në trup.

Siç merr vesh Gazeta Blic nga burime brenda policisë, e ndjera kishte shenje dhune.

Ndërkohë, trupit të pajetë të 20- vjeçares pritet t’i bëhet obduksioni.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se viktima është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, tha Veseli.


Shtuar 22.08.2021 22:22