12 gjëra që duhet t’i bëni në darkë, jo në mëngjes

Scarlett O’Hara thoshte, “Do të mendoj nesër për atë gjë”, por shpesh ky është një mendim i gabuar. Ka shumë gjëra që ne zgjedhim t’i bëjmë në mëngjes si për shembull, dushin, shëtitjen etj. Por studimet kanë treguar se është më mirë që këto gjëra t’i bëni në mbrëmje.Ne ju kemi sjellë 12 gjëra që ju duhet t’i bëni gjatë natës për ta bërë mëngjesin tuaj më të mbarë dhe të mirë.

  1. Ngrënia e mishit apo gjizës

Nëse nuk hani darkë disa orë para se të shkoni në shtrat, ju nuk do të flini mirë. Është mirë që në darkë të hani mish ose gjizë, sepse të dyja këto produkte përmbajnë proteina që kontribuon në një gjumë të rehatshëm. Perimet nuk janë një alternativë e mirë dhe nëse shkoni pa ngrënë uria do t’ju lërë pa gjumë.

  1. Ecja apo shëtitja

Bëni një shëtitje para se të shkoni në shtrat. Kjo do t’ju ndihmojë të lehtësoheni nga të gjitha shqetësimet e ditës. Ju mund të shijoni heshtjen dhe të mendoni për gjërat që ju shqetësojnë. Shëtitja gjatë mbrëmjes ndihmon në përballimin e pagjumësisë.

  1. Mendoni dhe shkruani planet e ditës së ardhshme në një letër.

Bërja e planeve natën, ndihmon në cilësinë e jetës. Zakonisht ne e planifikojmë ditën në mëngjes. Por një planifikim i mirë dhe i plotë në darkë, ju ndihmon më shumë në mëngjes.

  1. Ajrosja e dhomës

Gjithmonë sa zgjoheni në mëngjes puna e parë që bëni është të hapni dritaren e dhomës së gjumit për ajrosje. Por kjo gjë është mirë të praktikohet në darkë. Dritaren duhet ta mbani hapur deri sa të ngriheni në mëngjes, sepse organizmi juaj ka nevojë për ajër të pastër.

  1. Përgatitja e rrobave dhe ushqimit përpara

Nëse gjithçka e keni gati, ju do të kurseni kohën dhe nervat tuaja në mëngjes.

  1. Joga dhe meditimi

Shpesh ju ndodh që të humbisni ushtrimet e mëngjesit për shkak të mungesës së kohës. Por joga në mbrëmje ju ndihmon të lehtësoni stresin e ditës tjetër. Bëni të paktën 10 minuta ushtrime të thjeshta para se të shkoni në shtrat.

  1. Dushi i nxehtë

Një dush i nxehtë në mëngjes nuk është zgjidhja më e mirë, sepse temperatura e nxehtë është faktor që nxit gjumin, prandaj është mirë që dushi të bëhet në darkë. Dushi i nxehtë para gjumit ka kaq shumë përfitime: qetëson nervat, pastron poret e bllokuara, stabilizon nivelin e glukozës në gjak, lehtëson shtyllën kurrizore dhe është shumë i rëndësishëm pas një dite të gjatë pune në zyrë.

  1. Leximi i diçkaje që do ta mbash mend

Leximi është mënyra më e mirë për t’u çlodhur, sepse zhytja në një botë tjetër ndihmon në largimin e stresit dhe problemeve të përditshme. Truri juaj memorizon gjërat më mirë gjatë natës. Ky fakt në të vërtetë ndihmon studentët që mësojnë natën për të kaluar provimet e tyre.

  1. Ngrënia e kivit për të fjetur mirë

Shumë njerëz preferojnë të hanë fruta në mëngjes, por ka disa fruta që më mirë t’i hani në darkë, si për shembull, kivin. Vitaminat E dhe C rregullojnë lidhjet nervore në tru, të cilat janë përgjegjëse për cikle të shëndetshme të gjumit.

  1. Pini lëng qershie

Dy gota lëng qershie ju ndihmojnë të flini 90 minuta më shumë gjatë natës. Nëse nuk ju pëlqen lëngu i qershisë, hani alga gjatë darkës.

  1. Krehja e flokëve

Krehja e flokëve para se të shkoni në shtrat pastron qelizat e vdekura, pluhurat dhe yndyrat e lëkurës. Sipas disa studimeve flokët duhet të krihen 2-3 herë në ditë, sepse shmang yndyrën e flokut.

  1. Analiza e ditës

Analizoni ditën, kujtoni të gjitha gjërat e mira që ju kanë ndodhur, mendoni për atë që dëshironi të ndryshoni dhe shkruani disa shënime nëse keni një ditar. Studimet tregojnë se duke bërë një analizë ditore është shumë e dobishme. Dhe nëse ende vuani nga mungesa e emocioneve pozitive para shtratit, bëni diçka të këndshme, si për shembull luani me macen tuaj.

Shtuar 11.08.2022 22:17