1 milion mjete në rrugët e Shqipërisë: Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat, markat kineze në Top 5

Shqipëria ka shënuar një moment historik në transportin rrugor, duke kaluar zyrtarisht pragun e 1 milion mjeteve në qarkullim. Të dhënave e INSTAT për tremujorin e katërt të 2025, tregojnë se numri total i mjeteve arriti në 1.048.092 njësi.

Shifra përfaqëson një rritje vjetore prej 9,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke dëshmuar një zgjerim të pandalshëm të flotës.

Të lidhura

None found

Analiza e strukturës së mjeteve tregon një dominim absolut të autoveturave, të cilat përbëjnë 80,8% të totalit.

Tregu i regjistrimeve të reja, tregon se markat gjermane si Volkswagen me 18,6%, dhe Mercedes Benz me 17,5% vazhdojnë të kryesojnë preferencat, por prania e markave kineze si BYD me 6,2% në top-listën e regjistrimeve sugjeron një diversifikim të tregut dhe një rritje të interesit për mjetet elektrike.

Gjeografikisht, Tirana mbetet lokomotiva e qarkullimit me 34,7% të mjeteve, ndërkohë që Gjirokastra dhe Kukësi mbeten në fund të listës. Shtim masiv i mjeteve, megjithëse tregon rritje të fuqisë blerëse, shtron sfida të reja për infrastrukturën urbane dhe mjedisin, duke kërkuar politika më të forta për menaxhimin e trafikut. Omer Saraçi/rtsh


Shtuar më 19.02.2026 11:23

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş