Lëvizja Vetëvendosje ka tërhequr Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nga Kuvendi i Kosovës.
Vetëvendosje ka bërë këtë lëvizje pak para se zyrtarisht të fillojë seancë për votimin e presidentit, e cila do të zhvillohet nga ora 18:00.
Tërheqja e këtij ligji është bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nga e cila ka dalë përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.
Kjo ndodhi përkundër që ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit u deklarua se partia e saj nuk e ka tërhequr Projektligjin për Zgjedhje.
Me këtë vendim të marrë nga VV, Lidhjes Demokratike të Kosovës i plotësohen kushtet që kishte për të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Nga ora 18:00 pritet që në Kuvendin e Kosovës të fillojë mbledhja e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga legjislaturë e tetë për zgjedhjen e presidentit të ri.